Alarm në Shkup, raportohet për bomba në 33 shkolla fillore

Sot (07.02.2023) rreth orës 12:30, në SVR Shkup është raportuar se në adresat elektronike të 33 shkollave fillore në Shkup është dërguar kërcënim me mjet shpërthyes.

Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga efektivët e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

Kujtojmë se vazhdimisht shkollat në Shkup dhe disa qytete të tjera të Maqedonisë së Veriut marrin alarme për bomba, të cilat deri më tani të gjitha kanë qenë të rreme.