Leo Messi jo vetëm futboll, ylli argjentinas tashmë një aktor

Shumë futbollistë kanë punuar si aktorë, por shumicën e kohës si drejtues të reklamave të markës. Paraqitjet e tyre zakonisht janë të shkurtra dhe përmbajnë vetëm disa fjali. Edhe kështu, të shohim lojtarë jashtë fushës nuk pushon së na mahnitur.

Për shkak të profilit të tij të lartë në media, Leo Messi është shfaqur në një sërë reklamash për kompani të ndryshme.

Nga reklamat e ndryshme të ushqimeve, te spotet e Pepsi-t, apo spotet e fundit të reklamave të patetinave Lays. Dhe sigurisht, gjithçka që ka të bëjë me Adidas, sponsorin e tij më të madh.

Megjithatë, futbollisti tani ka marrë pjesë në një projekt që është shumë i ndryshëm nga ai që jemi mësuar ta shohim. Ai tani ka pasur një rol në një serial televiziv.

Messi do të bëjë një paraqitje të shkurtër në sezonin e dytë të dramës argjentinase ‘Los Protectores’, e cila po fiton popullaritet në vendlindjen e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Star+ Latinoamérica (@starplusla)

Skena e tij tashmë është xhiruar dhe e ka përfunduar vetëm pak ditë më parë. Këtë e dimë pasi imazhet e futbollistit në xhirime janë shpërndarë nga vetë producenti.

Sezoni i dytë i ‘Los Protectores’ u xhirua në një sërë vendesh, duke përfshirë Buenos Aires, por Messi e regjistroi atë në Paris, shtëpinë e tij që kur nënshkroi me PSG verën e kaluar.

Do të duhet të presim deri në vitin 2023 për të parë interpretimin e Leo Messit, kur do të publikohet pjesa e dytë e këtij seriali argjentinas./ h.ll/albeu.com


Shtuar 9.06.2022 08:40