Një nënë 30 vjeçare është tmerruar nga ajo që gjeti në
pampersin e foshnjes së saj duke e publikuar në
Facebook atë që ndodhi.
Kayleigh Smith po bëhej gati që t'i vendoste
pampersin fëmijës së saj kur dora i preku diçka me majë brenda.
Papritmas aty
gjen një gjilpërë që kishte mbetur në rrethana ende të paqarta, shkruan Albeu.com.
"E bëj këtë postim për të sensibilizuar nënat e tjera që të mos i marrin gjërat e mirëqena", shkroi ajo në
Facebook duke ngjallur mjaft reagim.
Pasi postimi u bë viral,
nëna u kontaktua edhe nga kompania që kishte prodhuar
pampersin, e cila i kërkoi ndjesë duke premtuar se do të rrisë kontrollin gjatë zinxhirit të prodhimit. /albeu.com/
Shtuar më 27/11/2018,
ora 15:31