Aksident me vdekje në Kuçovë, humb jetën një 46-vjeçare

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Kuçovë. Një motomjet ka humbur kontrollin, është përplasur me bordurat e rrugës dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjerja 46-vjeçare.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Kuçovë/nformacion paraprak

Ne rrugën rurale të fshatit Goraj, Perondi, shtetasi L.P., 20 vjeç, duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën, pasagjerja në motomjet shtetasja M.P., 46 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./albeu.com