Nëna e tmerrshme, le bijën të vdesë për t'u dëfryer me shoqërinë (FOTO LAJM)

Braktis vajzën e saj vetëm 3 vjeçe për një javë të tërë, për të dalë për tu argëtuar me miqtë.

Maria Plenkina, 21 vjeçe, la të bijën që të vdiste, pasi e la vetëm për një javë, për të dalë jashtë qytetit me disa miq, dhe për të kaluar disa netë duke festuar dhe argëtuar.

Trupi i pajetë i vogëlushes u gjet nga gjyshja e saj, nëna e Maria, e cila shkoi në banesën e së bijës për ti takuar. Gruaja nuk e dinte se e bija ishte jashtë qytetit, ndaj hyri në shtëpinë e tyre në Kirov të Rusisë, për ti çuar dhuratën e ditëlindjes mbesës së saj.

Duke parë se diçka nuk shkonte, hapi derën, ku e gjeti vogëlushen të shtrirë në dysheme. Ajo lajmëroi ndihmën e shpejtë, por fatkeqësisht ishte shumë vonë.

Pas kësaj nëna e vogëlushes u arrestua javën e kaluar kur dhe ndodhi ngjarja, ndërkohë që gjatë marrjes në pyetje në polici pranoi se e kishte braktisur të ijën për tu dalë dhe argëtuar me shoqërinë.

Gjyshja e shokuar nuk arrin ta shpjegojë një gjë të tillë, duke thënë, “Vetëm të më kishte lajmëruar dhe vajzën do e mbaja unë”.


Shtuar më 25/02/2019, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori