Nëna e re braktis foshnjën e sapolindur në park, e lë të vdesë nga i ftohti
Braktis vajzën e sapolindur, në trupin e së cilës gjendet ende kordoni i ngjitur. 22-vjeçarja amerikane Nicole Layman, nga Port Jervis, New York, akuzohet për vrasjen e foshnjës që sapo solli në jetë.

Ajo braktisi në një park vogëlushen Sophie Grace Hadden, kur temperaturat ishin të akullta.

Kufoma e vajzës u gjet në nëntor 2019, por këtë javë u mbajt procesi gjyqësor ndaj gruas, ku u zbuluan detaje të reja.

Foshnja u gjet nga një kalimtar, tërësisht e zhveshur, e mbështjellë me një batanije, ndërsa kishte ende ngjitur kordonin e kërthizës.

Sophie u braktis menjëherë pas lindjes, ndërkohë që ekspertiza konfirmoi se foshnja kishte lindur e gjallë dhe se ishin temperaturat e akullta ato që i morën jetën.

Ngjarja tronditi të gjithë New York, ku hetimet intensive arritën që të zbulonin identitetin e nënës, e cila rrezikon një dënim të rëndë.
Shtuar më 22/02/2020, ora 22:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori