Në vitin 2030 qeniet njerëzore mund të bëhen hibridë që mund të lidhin trurin e tyre me internet. Shefi i inxhinierisë tek Google, Ray
Kurzweil, e bëri këtë deklaratë të pazakonshme në konferencën "Exponential Finance" në New York.
Sipas tij, truri mund të lidhet me nanobotë, robotë të vegjël të krijuara nga fibrat e ADN-ës, dhe do të jetë në
gjendje të shfrytëzojë serverët në 'cloud' (re), për të rritur inteligjencën tonë.
"Kështu, gradualisht jemi duke përmirësuar veten. Në pikëpamjen time, kjo është natyra e njeriut, të kapërcejë
limitet e veta. Ne do të jemi në
gjendje të zgjerojmë
limitet tona dhe të mendojmë në 'cloud'. Ne do të vendosim portat e reve në trurin tonë", tha
Kurzweil.
Ndërkohë duhet të rikujtojmë se ai në të ardhmen ka bërë
parashikime për të ardhmen dhe kanë rezultuar të sakta. Siç mund të kujtojmë në vitet '90 ai bëri 147
parashikime për vitin 2009. Në vitin 2010 ai shqyrtoi parashikimet e tij dhe pa që 86% e tyre ishin të sakta.
/albeu.com/
Shtuar më 09/06/2015,
ora 09:44