Në shtëpinë e gjarpërinjve, gruaja gjendet e pajetë me pitonin rreth qafës
Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në shtetin e Indianës.

Një grua është gjendur e pajetë në shtetin e indianës me një piton 2.4 metra të gjatë, mbështjellë rrotull qafës së saj.

Brenda shtëpisë ku humbi jetën 36-vjeçarja Laura Hurst u zbuluan 140 gjarpërinj, ndaj mendohet se godina shërbente si strehëz për gjallesat.

Rreth 20 gjarpërinj i takonin të ndjerës Hurst, e cila e vizitonte pronën dy herë në javë. Shtëpia raportohet se i përket sherifit të qarkut Benton Don Munson, i cili jeton në vendin fqinj. Ai tha se kishte gjetur zonjën Hurst në dysheme, njofton gazeta lokale “Journal dhe Courier”.

Policia e Shtetit në Indiana Sgt Kim Riley tha që personi që gjeti zonjën Hurst ia doli ta hiqte pitonin nga qafa e viktimës, por shërbimet e urgjencës nuk mundën ta shpëtonin. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2019, ora 15:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori