Në moshën 40-vjeçare zbulon se ka 2 gjini
Steve Crecelius, një fotograf amerikan i ka ndodhur një gjë e rrallë. Pas disa dhimbjeve të forta, dyshoi se ka probleme me veshkat dhe shkoi në spital. Por atje, mjekët i thanë se është "interseks". Kjo është një gjendje kur dikush ka penis, por ka edhe tubat fallopianë dhe vezoret.

Ai ka lindur me dy organet, dhe prej kohësh kishte shfaqur anën e tij femërore. Tani ai ka vendosur që të jetë femër dhe gjashtë fëmijët e tij e mbështesin diçka të tillë, shkruan Nydailynews.

“Mbaj mend që kisha dëshirë të vishja rrobat e mamasë sime, të bëja tualet,” kujton ai.

Por 40 vjet më vonë e mori një përgjigje. Ai zbuloi se ishte interseks, ose ndryshe hermafrodit.
Ndërkohë që ai kishte një penis, analiza me ultrazë zbuloi se ai kishte organe seksuale femërore brenda.

Gruaja e tij po ashtu e mbështeti dhe i tha se ai duhet të flasë hapur për diçka të tillë. Madje ajo e shoqëroi që të blinte recipetat e para.



Shtuar më 25/05/2012, ora 13:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori