NASA zbuloi të mërkurën "sasi të jashtëzakonshme të
metanit në ajrin e planetit
Mars" në atë që potencialisht mund të ishte një shenjë jete në Planetin e Kuq”, njoftoi New York
Times të shtunën.
Nivelet e larta të
metanit potencialisht mund të gjenerohen nën tokë nga mikrobet të quajtura metanogjene, që mbijetojnë pa oksigjen dhe prodhojnë gazin si një nënprodukt metabolik, transmeton tch. Shkencëtari i projektit Ashwin R. Vasavada i tha ekipit shkencor në një e-mail se “Duke pasur parasysh këtë rezultat të habitshëm, ne kemi riorganizuar fundjavën për të drejtuar një eksperiment pasues", shkroi
Times.
Megjithatë, është gjithashtu e mundur që sonda të ketë zbuluar thjesht xhepat e
metanit që rrjedhin nga thellësitë nën sipërfaqe, shkroi
Times, dhe leximet janë vetëm paraprake.
Kur
metani u zbulua në mënyrë të ngjashme në sipërfaqen e Marsit në 2004, shkencëtarët thanë se
metani mund të gjenerohej edhe nga reaksione gjeotermale që përfshinin ujin dhe ngrohjen, megjithëse mekanizmi i saktë me të cilin mund të ndodhte në
Mars mbeti një pyetje e hapur. (Që nga ajo kohë, kërkimet kanë sugjeruar se Marsi nuk mund të jetë aq gjeologjikisht inerte se sa mendohej më parë.)
Por Trace Gas Orbiter, një anije e re evropiane e lancuar në 2016 me instrumente më të ndjeshme, nuk zbuloi metan fare në grumbullimin e parë të vëzhgimeve
shkencore vitin e kaluar.
Aktualisht sonda është larguar nga puna
shkencore e planifikuar për të bërë ndjekje në leximet e
metanit, sipas
Times dhe më shumë të dhëna priten të hënën.
Shtuar më 23/06/2019,
ora 11:40