Në linjat e mëdha ajrore: Në avion me maskë në fytyrë
Linjat e mëdha ajrore po u kërkojnë pasagjerëve të vendosin maska në fytyrë gjatë fluturimeve për të mbrojtur njëri-tjetrin si dhe ekuipazhin e avionit nga koronavirusi.

Disa prej tyre kanë vendosur ta mbajnë të lirë vendet e mesit në avion, si masë e përkohshme kjo, për të krijuar një ndarje mes pasagjerëve, të tjera kompani u kërkojnë atyre të paguajnë për këtë shërbim.

Udhëtarëve u kërkohet të vendosin maska në fytyrë ose të mbulohen për të hipur në avionët e kompanive ajrore kryesore, si Jet Blue, American, United, Southwest, Frontier dhe Lufthansa.

Drejtuesit e këtyre kompanive thonë se janë marrë edhe masa të tjera si pastrimi, dezinfektimi i avionëve me lëndë që shkatërrojnë virusin sapo bie në kontakt me sipërfaqen. Po zbatojmë standarde të reja të certifikuara që lidhen me shëndetin e pasagjerëve. Të gjithëve ndërkohë do tu kërkohet të mbajnë maska në fytyrë.

Ndër masat e tjera janë edhe eliminimi i ushqimeve dhe pijeve për të kufizuar ndërveprimet fizike.
Shumë avionë në SHBA kanë fluturuar pothuajse bosh që nga fillimi i shpërthimit të virusit.


Por kohët e fundit, pasagjerët kanë nisur të postojnë foto me aeroplanë më të mbushur, me udhëtarë pa maska duke mos zbatuar udhëzimet më bazë të distancimit fizik.
Shtuar më 11/05/2020, ora 22:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori