Shpërndanin drogë përmes “call center-t”, dënohet banda shqiptare në Holandë

Disa shqiptarë janë dënuar në Holandë për trafik të lëndëve narkotike.

Shqiptarët, anëtarë të një bande që shpërndante kokainë në Aarschot dhe Diest të Holandës janë dënuar me katër vjet burg nga gjykata penale e Leuven.

Ata shisnin lëndën narkotike përmes një ‘call center-i’ si për përdoruesit ashtu edhe për tregtarët më të vegjël dhe transportonin gjithçka nëpërmjet korrierëve të drogës, të cilët bënin të mundur që klientët të merrnin drogën në më pak se një orë.

Banda u vu nën hetim pasi një nga tregtarët më të vegjël u kap me tre pako kokainë në një kontroll rrugor në maj 2022. Pas një tentative arratisjeje, ai i ka shpjeguar policisë se është përfshirë në shitjen e drogës falë një kontakti të vjetër në një bandë shqiptare.

Ata përdornin një numër të vetëm telefoni holandez dhe aplikacionin Ëickr si pikë qendrore kontakti, kështu që telefonatat e tyre nuk mund të regjistroheshin. Sipas deklaratave, banda kishte të punësuar të paktën dhjetë korrierë droge.

Ata u dënuan me 4 vite burg në mungesë një prej të pandehurve. Ky i fundit ishte arratisur drejt Francës, ndërsa tre shpërndarës të bandës u dënuan me nga 3 vite burg.

 


Shtuar 28.06.2023 18:16