Në këtë dhomë, nuk rrihet nga qetësia
Një dhomë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kaq e qetë sa askush nuk qëndron dot aty.

45 minuta, kaq është rekordi i vendosur për qëndrimin në dhomën anekoike në laboratorët Orfield. Është 99.99 përqind absorbuese e zhurmës dhe mban rekordin Guinness si vendi më i qetë në botë, por po qëndrove shumë, të bën me halucinacione.

Është aq e qetë sa mund të dëgjosh zemrën, mushkëritë e stomakun tënd. Në këtë dhomë ti bëhesh vetë zhurma.
Dhoma përdoret nga NASA për të parë se sa mund të rezistojnë njerëzit pa zhurmë derisa të nisin halucinacionet.

Shtuar më 04/04/2012, ora 13:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori