Një konflikt me armë të ftohta ka ndodhur në qendër të qytetit të Fierit.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur për arsye banale, ndërsa policia ka gjetur në vendin e ngjarjës një cekan, një kacavidë dhe një kapuc.
Ndërkoh bëhet me dije se një person është shoqëruar në lidhje me ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 19:20, në rrugën “Jakova Xoxa”, shtetasi R. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, pas një konflikti të çastit, ka goditur me sende të forta, shtetasin F. Sh., 40 vjeç, banues në Fier, i cili është dëmtuar në dorë.
U shoqërua në Komisariat shtetasi R. Ç. dhe po kryhen veprimet procedurale hetimore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/albau.com