Në fjalëkryq fshehet një kod për vrasje
Neptali është akuzuar nga një gazetar i televizionit shtetëror se në fjalëkryqin e tij ka përfshirë fjalët “vrasje” dhe “Adan”.

Segovia, që merret me përgatitjen e fjalëkryqeve në një gazetë në Venezuelë, është marrë në pyetje nga shërbimet sekrete pasi dyshohet se në një nga fjalëkryqet e tij ka fshehur një kod për vrasje.

Sipas gazetarit pro-qeveritar, ai synon që të vritet Adan Chavez, që është vëllai i Hugo Chavez, dhe që shihet gjerësisht si pasuesi i tij.

Adan është guvernator i shtetit Barinas. Hugo Chavez po lufton me kancerin, por edhe pse duket optimist, ka të dhëna se sëmundja është më e keqe nga sa thuhet zyrtarisht.
Shtuar më 12/05/2012, ora 10:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori