Në BBC konsumonin drogë argëtonin fëmijët
Drejtuesit e emisionit “Play School”, Rick Jones dhe Lionel Morton, me vite të tëra i kanë argëtuar fëmijët përmes ekranit, ndërsa Ball ka treguar se sekreti i disponimit të tyre të mirë ishte marihuana.

Të gjitha këto i ka treguar Johnny Ball në dokumentarin e quajtur “Lights! Camera! Action! Tales of Television Centre”, i cili flet për atmosferën liberale në hapësirat e BBC në të kaluarën.

Ai tregon se si drejtuesit e emisionit “Play School”, gjatë viteve 1964-1988,kishin qenë nën ndikimin e drogës gjatë xhirimit të skenave të dedikuara për fëmijët.

Edhe prezantuesja Joan Bakewell ka konfirmuar se gjatë asaj periudhe në televizionin britanik merrnin pjesë mysafirë të shumtë, të cilët konsumonin marihuanë para se të intervistoheshin.

Aktorja Katy Manning ka konfirmuar, po ashtu, se hapësirat e televizionit BBC, asokohe ishin parajsë për adhuruesit e drogës dhe seksit. Ajo ka thënë se yjet shpesh kryenin marrëdhënie seksuale në gjithë ndërtesën, sepse askujt nuk i pengonte kjo.
Shtuar më 08/05/2012, ora 10:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori