Ndryshimi i orës në kohë koronavirusi? Eksperti jep këshilla
Nga e diela fillon llogaritja verore e kohës. Natën mes të shtunës dhe të dielës akrepat e orës do të zhvendosen për një orë përpara, që do të thotë se në vend dy ora do të jetë tre.

Por cfarë ndryshon në këto kohë koronavirusi? Ekspertët japin këshilla.

Për të gjithë ata që janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi nga rregullat shtrënguese të koronavirusint, nuk duket se do të ketë shqetësime të mëdha me ndryshimin e orës. “Ora verore’ do të vijë, me një ndryshim që mund të bëjë që disa të kenë nevojë për një fazë përshtatjeje, por ritmet më të qeta të vendosura nga jeta e kaluar në shtëpi për urgjencën shëndetësore, mund të jenë në favor, duke e bërë ndryshimin më pak të ndikueshëm “shpjegon Enrico Zanalda, president i Shoqatës Italiane të Psikiatrisë (SIP)ë

"Në shtëpi – thekson Zanalda – është mirë të mbani ritmet e zakonshme. Fakti që gjithçka është e mbyllur në mbrëmje dhe nuk mund të dilni jashtë na sjell më pranë një stili jetese të ngjashëm me atë të të parëve tanë, të cilët nuk dolën në restorante apo teatre.

Sigurisht televizionin mund ta mbani ndezur gjatë gjithë natës, por ju keni mundësinë ta shihni atë në periudha të tjera të ditësë. Për më tepër, mendoj se duke mos pasur shumë angazhime, për të shkuar në punë apo në shkollë në të njëjtën kohë është një gjë më pak e besdishme".

Ora ndryshon në një moment kur shumë aktivitete janë akoma në lëvizje. Në muajt e verës efekti i ndezjes së dritës ndodh në orët e vona të mbrëmjes, kur aktivitetet e punës kanë mbaruar, duke bërë që të kursejmë më shumë energji elektrike. Megjithatë se sa do të përfitojë bota nga ndryshimi i orës në këtë kohë koronavirusi nuk dihet ende.

Kompania italine Tema që administron rrjetin kombëtar të energjisë elektrike thotë se përfitimi në 2020 me energjinë mund të ndikohet nga ulja e konsumit të regjistruar në këtë periudhë të mbylljes së aktiviteteve për shkak të urgjencës shëndetësore nga Covid-19″.
Shtuar më 28/03/2020, ora 12:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori