Ndryshime të mëdha, Facebook do të vijë me rregulla të reja për Shqipërinë
Nga dita e sotme ka hyrë në në fuqi Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR).

Rregulloja do të zbatohet në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe në Shqipëri.

25 maji shënon njëkohësisht, nisjen e funksionimit të Bordit Evropian të Mbrojtjes së të Dhënave (EDPB).

Rregullorja per Mbrojtjen e te Dhenave Personale

Rregullorja e Përgjithshme sjell shumë risi dhe përmirësime në raport me Direktivën 95/46. Ky dokument ka si pika referimi transparencën, përgjegjshmërinë, sigurinë dhe etikën në përpunimin e të dhënave personale.

Ajo adreson problematika të verifikuara ndër vite nga procesi i përparimit të vrullshëm teknologjik, si pjesë e zhvillimit tërësor ekonomiko-social të këtyre vendeve dhe më gjerë.

Rregullorja e Përgjithshme u jep qytetarëve kontroll mbi të dhënat e tyre, duke u garantuar një gamë të madhe shërbimesh, por, parashikon edhe forcimin e penaliteteve ndaj kontrolluesve, si masë parandaluese për shkeljet në këtë fushë.

Rregullorja e Përgjithshme u miratua në prill të vitit 2016, së bashku me Direktivën për transferimin e të dhënave për qëllime të hetimit policor apo gjyqësor.

Rregullorja e Përgjithshme e BE dhe Konventa 108 e modernizuar e Këshillit të Evropës (ndryshimet u miratuan javën e kaluar) janë dy kolonat ku do të mbështet përafrimi i legjislacionit shqiptar në këtë fushë.

Zyra e Komisionerit në Shqipëri ka nisur procesin e adoptimit të këtyre dokumenteve në sistemin rregullator kombëtar, për të garantuar trajtim bashkëkohor të kësaj të drejte kushtetuese të qytetarëve shqiptarë. /albeu.com/

Shtuar më 25/05/2018, ora 13:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori