Ndodh mrekullia në pyjet e Italisë, kjo kafshë rishfaqet pas 5 shekujsh (FOTO LAJM)

pyjet e Italisë ka ndodhur një mrekulli, ku gjahtarët kanë raportuar se kanë vënë re një kafshë të zhdukur prej 5 shekujsh.

Në nëntor një gjahtar dhe një roje pyjesh rajonal kanë vënë re kafshime të çuditshme në pemë të vogla dhe disa gjurmë të pazakonta përgjatë një rrjedhe uji të Tarvisanos, në Friuli Venezia Giulia.

Pas vëzhgimeve të para u zbulua se ishte pikërisht kastori i rikthyer pas 450 vitesh.

Zbulimi iu raportua kërkuesve të projektit Lince Italia dhe të Muzeut Friulian të Historisë Natyrore të Udines, të cilët nuk patën dyshime: Pasi kanë dokumentuar dhe ndjekur kthimin e vidrës vetëm disa vjet më parë, tani e kishte radhën kastori: “I duket sikush është në Kanada”, ishte komenti i tyre.

Brejtësi i madh u kthye spontanisht në Itali pas një mungese të gjatë. /albeu.com/
Shtuar më 01/12/2018, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori