Ndodh mrekullia: Motrat lindin në të njëjtën ditë
Kur Mara Meighan dhe Jennifer Solis, dy motra, morën vesh se ishin shtatzënë në të njëjtën kohë, bënin shaka me faktin se mund të lindnin në të njëjtën ditë. Përtej shakasë, asnjërës s’ia merrte mendja të ndodhte vërtet.

Dhe pikërisht kjo ndodhi.

Në 7 qershor Meighan solli në jetë vajzën e saj Ana Grace në një spital në Columbus, Georgia. Pak orë më vonë, Solis solli në jetë djalin e saj Marcus. Në të njëjtin spital, për më tepër.

“Nuk e prisnim fare,” thotë Meighan. “Ishte e papritur, suprizuese dhe një bekim.”

Solis e mori vesh e para që ishte shtatzënë, ndërsa Meighan disa javë më vonë. Për çudit, kjo s’është hera e parë që dy motrat ngelin shtatzënë në të njëjtën kohë. Të dyja kanë fëmijë 9-vjeçarë, lindur me pak muaj diferencë nga njëri-tjetri shkruan anabel.

Meighan thotë se gjithë familja u shokua kur morën vesh se dy motrat ishin shtatzënë në të njëjtë kohë për të dytën herë.
Shtuar më 15/06/2018, ora 12:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori