Të dhënat e reja po ndryshojnë gjithçka që dinim për depresionin

Depresioni është një sëmundje që prek më shumë se 10% të popullsisë së botës. Më konkretisht, 350 milionë njerëz janë përballur me një formë të saj.

Është shkaku më i rëndësishëm i paaftësisë në botë dhe mund të prekë njerëz të të gjitha moshave dhe gjinive. Depresioni mund të prekë fëmijët, adoleshentët, të rriturit dhe të moshuarit, burrat dhe gratë.

Deri më tani, miliona njerëz që vuajnë nga depresioni përpiqen ta trajtojnë atë me pilula që rregullojnë ekuilibrin e një neurotransmetuesi të quajtur serotonin. Por pavarësisht përdorimit të gjerë të antidepresantëve, mekanizmat pas trajtimit të tij mbeten një mister i madh.

Tani, megjithatë, një studim i ri i madh po vjen për të vënë në dyshim atë që kemi ditur deri më tani për përfshirjen e serotoninës në depresion.

Depresioni është shumë më i ndërlikuar sesa një rënie e thjeshtë emocionale ose ndryshime të humorit. Konsiderohet një sëmundje e rëndë dhe në raste ekstreme mund të çojë edhe në vetëvrasje. Është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve për të rinjtë pas aksidenteve rrugore.

Është gjithmonë e vështirë të provosh të kundërtën. Por mund të themi me siguri pas sasive masive të të dhënave dhe dekadave të kërkimit se nuk ka prova të mjaftueshme që depresioni shkaktohet nga anomalitë në serotonin, veçanërisht nivelet e ulëta të serotoninës ose aktiviteti i reduktuar.

Popullariteti i teorisë së “çekuilibrit kimik” përkoi me një rritje të madhe të përdorimit të antidepresantëve. Recetat e antidepresantëve janë rritur shumë që nga vitet 1990, me një në gjashtë të rritur në Angli dhe 2% e adoleshentëve që marrin ilaqet kundër depresionit çdo vit.

Studiuesit analizuan të gjitha studimet që janë bërë mbi këtë temë deri më sot dhe zbuluan se roli i serotoninës në depresion është të paktën i kufizuar. Pra, ata ia atribuojnë këto nivele më të ulëta të serotoninës tek njerëzit me depresion veprimit të trupit që reagon ndaj ndryshimeve në biokiminë e tij.


Shtuar 12.03.2023 15:22