Ndërtim historik rreth Qabes në Mekë (VIDEO)

Punimet për zgjerimin më të madh në histori të hapësirës rreth Qabes vazhdojnë me intensitet të lartë.

Në kuadër të këtij projekti, janë prishur 400 hotele dhe 2350 dyqane dhe ndërtesa të cilat ndodheshin rreth Qabes ndërsa pritet prishja edhe 1900 objekteve të tjera.

Pas përfundimit të këtij projekti, haxhinjtë që do të dalin nga Qabeja do ta kenë shumë të lehtë me tren të shkojë drejt Arafatit, Muzdelifes dhe Mina-s dhe më pas pas të rikthehen në Qabe.

Aktualisht, Mekka mund të pranojë deri në 3 milion haxhinjë njëkohësisht ndërsa pas përfundimit të projektit, kapaciteti do të arrij një 10 milion haxhinjë njëkosisht.

Vlera totale e projektit nuk është publikuar ndërkohë vetëm kostoja e dëmshpërblimit për objektet e rrënuara kap shifrën 100 miliardë dollarë.

Janë të shumtë ata që po kritikojnë këtë projekt i cili shihet si shkatërrues i historisë dhe objekteve historike por autoritete saudite mbrojnë projektin me justifikimin se projekti është i domosdosshëm për mbarëvajtjen normale të ritualit të haxhit.

Shihni më sipër fotogalerinë nga punimet që po vazhdojnë. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2012, ora 16:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori