18 të vdekur dhe 2.295 raste me COVID-19 sot në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 18 persona dhe janë regjistruar 2.295 raste të reja me COVID-19.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë kryer 12.406 testime, ndërsa numri i rasteve aktive është 24.939.

Sot janë shëruar 1.183 qytetarë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 109.786./albeu.com


Shtuar 26.08.2021 15:11