Mister në Fier, policia kërkime në lumin Seman për makinën e dyshimtë, gjenden targat e një mjeti të marrë me qira

Policia po vazhdon kërkimet në lumin Seman për një mjet, i cili dyshohet të ketë rënë në orët e para të mëngjesit sot në lumë, pasi fillimisht është përplasur me urën e hekurt të Mbrostarit në Fier.

Momentalisht janë ngritur të gjitha pistat, ndërsa pranë vendit të ngjarjes është gjetur një targë automjetit.

Albeu.com mëson se sipas targës rezulton se mjeti është marrë me qira.

Sakaq policia po kryen kontrolle të imtësishme në zonë. Pista tjetër është që makina të jetë larguar nga vendngjarja, pas përplasjes me urën.

Megjihatë aktualisht ujërat e lumit Seman në këtë zonë janë relativisht të thella, por forca e rrjedhës nuk është e tillë sa për të larguar një automjet dhe për ta zhdukur atë.