Ndërron jetë ikona e Hollivudit Lauren Bacall (FOTO LAJM)

Pëlqej
Në moshën 89-vjeçare ka ndërruar jetë aktorja e njohur Lauren Bacall. Karriera e saj në Hollivud zgjati për plot 7 dekada, me nje debutim që në moshën 19-vjeçare, përkrah bashkëshortit të saj Humphrey Bogart, në filmin “To Have and have not”.

Lauren Bacall lindi në Brooklyn, New York, në vitin 1924 dhe u shndërrua që në moshë të re në një nga yjet më të mëdha të kinemasë botërore.

Në 1970 Lauren fitoi çmimin “Tony Award”, ndërsa në 1981 çmimin “Gruaja e vitit”. Pas më shumë se 50 vitesh karrierë, me rolin e saj në filmin “The Mirror Has Two Faces”, aktorja fitoi çmimin “Golden Globe” dhe u nominua për çmimin “Academy Award”. Në vitin 2009, Lauren u nderua me një çmim ‘Oscar’, në shenjë mirënjohje për rolet e saj në shumë filma.

Në një profil në Twitter, djali i saj ka shkruar: "Me dhimbje të thellë, por me mirënjohje të madhe për jetën e saj të mahnitshme, konfirmojmë largimin nga kjo jetë të Lauren Bacall". Ajo ndërroi jetë në shtëpinë e saj. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 18:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori