Ndalohet pirja e duhanit në plazhe dhe parqe publike në këtë shtet
Kalifornia ka ndaluar pirjen e duhanitplazhe dhe në parqet shtetërore.

Projekt-ligji, i cili u nënshkrua nga Guvernatori Demokratik Gavin Neësom të premten, gjithashtu do të ndalojë hedhjen e cigareve në plazhe, shkruan Indeksonline.

Shkelësit e ligjit të ri do të përballen me një gjobë prej 25 dollarë.

Në këtë shtet, ishin bërë përpjekje të vazhduara për ta ndaluar këtë në vitet e kaluara.

Shteti do të shpenzojë afërsisht 2 milion dollarë për sinjalizim përgjatë plazheve publike për të informuar kalifornianët për ligjin e ri.
Shtuar më 12/10/2019, ora 18:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori