Një grua e sapomartuar në një fshat në shtetin Madhya Pradesh në
Indi, e la burrin për
shkak se në shtëpinë e tij nuk kishte
banjo. Anita Nurre u kthye tetë ditë më vonë pasi i shoqi ndërtoi një
banjo me kursimet e tij dhe ndihmë nga bashkëfshatarët.
Një OJQ
vendosi të japë 10 mijë dollarë shpërblim për zonjën Narre për
shkak të vendimit të guximshëm dhe sepse e detyroi të shoqin të ndërtonte një
banjo.
Siç raporton BBC, më shumë se gjysma e indianëve nuk kanë akses në higjienën themelore. Shumë prej tyre nuk kanë
banjo me
shkarkim. Ndaj një shtet në
Indi, Chhattisgarh,
vendosi që çdo zyrtar i zgjedhur duhej të ndërtonte një
banjo me
shkarkim në shtëpi brenda një viti nga zgjedhja. Në rast të kundërt, do shkarkohej.
Shtuar më 15/02/2012,
ora 10:41