NASA transmeton "Live" vetëshkatërrimin e sondës Cassini (VIDEO)
Sonda Cassini e nisur nga SHBA drejt Saturnit, pritet të vetëshkatërrohet në orët e ardhshme pas më shumë se 13 vitesh në hapësirë.

Ky mision i NASA-s që kushtoi rreth 4 miliardë dollarë po përfundon pas 13 vitesh zbulime në planet.

Në 1997 sonda Cassini nisi udhëtimin nga Florida dhe në 7 vite ka udhëtuar 2 miliardë milje. Sonda do të hyjë në planet me një shpejtësi prej 120,000 km / h, dhe pritet të copëtohet shumë shpejt.

Sondës me gjatësi 22 metra, e cila filloi misionin në vitin 1997, po i mbaron karburanti, kështu që hulumtuesit kanë zgjedhur ta përfundojnë misionin e saj. /albeu.com/

Shtuar më 15/09/2017, ora 23:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori