NASA/ Toka, asnjëherë nuk ka qënë kaq e ngrohtë në 1.000 vitet e fundit
NASA ka hedhur dyshime të frikshme mbi ngrohjen globale të viteve të fundit.

Sipas NASA është e pamundur që toka të mbajë ritmin e rritjes së temperaturës globale mbrenda kufirit prej 1.5-2 gradë siç është konkorduar nga Cop 21 i Parisit.

Sipas Gavin Schmidt, koordinator i klimatologëve të agjencisë amerikane, ekziston “99% e mundësisë” që i gjithë viti 2016 të arrijë një rekord të ri vjetor në termometër, “duke kaluar” 2014-ën dhe 2015-ën.

Korriku 2016 kishte thyer çdo rekord të mëparshëm, duke u bërë më i nxehti në absolut të paktën që nga viti 1880, pra, që kur kanë filluar regjistrimet e temperaturave. “Nuk ka asnjë periudhë që ka një prirje të lartë, duke parë shekullin XX”, – ka nënvizuar Schmidt.

Këtë vit, mesatarja e temperaturës globale, ka arritur pikun prej 1.38 gradë celsius, më e larta në krahasim më nivelet e regjistruara në shekullin XIX. Numri, shumë pranë limitit të 1.5 gradë, është në rritje në krahasim me nivelet para-indrustriale. Përveç një kufiri të tillë, vëzhgojnë ekspertët, nxehja e planetit mund të povokojë efekte shkatërrimtare.

NGROHJA, 20 HERË MË E LARTË – “”Mbajtja e rritjes së temperaturave brend 1.5 gradë, kërkon shutime të mëdha dhe të konsiderueshme në emetimet e CO2 apo ndërhyrje të koordinuara të gjeo-inxhinjerisë, – shpjegon Schmidt.

Ne jemi duke reduktuar emetimet e gazit të efektit serrë, duke e mbajtur rritjen e temepraturës brenda 2 gradëve”.

Me këtë ritëm të ngrohjes globale, Toka do të shkojë drejt ngrohjes në 100 vitet e ardhshme me një shpejtësi “të paktën 20 herë më e lartë”, në krahasim me mesataren historike, sipas NASA-s./albeu.com/

Shtuar më 01/09/2016, ora 11:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori