NASA/ “Proxima B” ka atmosferë
Proxima B” është quajtur si Toka e dytë, për shkak të ngjashmërive të shumta me planetin tonë.

Ky planet i ri i sapo zbuluar, mendohet se përpos ngjashmërive të tjera me planetin tonë, ky planet ka një ajër “të respirueshëm”, apo të përshtatshëm për jetë.

Planeti, për të cilin shkencëtarët mendojnë se është planet shkëmbor, mund të ketë edhe ujë të rrjedhshëm në sipërfaqe.

Edhe pse, bazuar në të dhëna të tjera, shkencëtarët janë të sigurt rreth ekzistimit të këtij planeti, ai ende nuk është regjistruar nga asnjë teleskop. Ky planet mendohet se gjendet rreth 4.2 vjet drite larg nesh.

Një vit i planetit Proxima B zgjat vetëm 11.2 ditë, gjë që dmth se është vështirë që ai planet të vërehet nga teleskopët, meqë këtë gjë e pengon drita e madhe e “diellit” të tij./albeu.com/


Shtuar më 16/09/2016, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori