NASA/ Në Saturn fshihet një oqean gjigant
Studimi më i ri i publikuar nga NASA tregon së në njërin nga satelitët natyrore të Saturnit ka një oqean nëntokësor.

Bëhet fjalë për një rezervuar të madh të ujit në gjendje agregate të lëngshme në Dion, njëri nga satelitët natyrorë të Saturnit.

Që në vitin 2013 kishte të dhëna rreth ekzistimit të këtij oqeani, por tani ky supozim është konfirmuar.

Sikur e dimë, edhe në Tokë mendohet se jeta ka filluar në ujë, prandaj në këtë trup qiellor duket se ekzistojnë kushtet elementare për jetë.

Por, ende mbetet e panjohur se a ka me të vërtetë krijesa të gjalla në thellësitë e këtij oqeani, apo jo./albeu.com/


Shtuar më 07/10/2016, ora 10:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori