NASA: Ja pse nuk erdhi fundi i botės (VIDEO)
Pëlqej
Abonohu pėr lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Agjencia amerikane NASA publikoi nė Youtube njė video-xhirim tė titulluar "Pse nuk erdhi fundi i botės" me qėllim sqarimin e thashethemeve rreth 21 dhjetorit.

Studiuesit thonė se thashethemet nė rrjetet sociale dhe nė internet se sot do tė jetė fundi i botės kanė dalė nga interpretimi jo i drejtė i kalendarit tė Majave, i cili pėrfundon mė datėn 21 dhjetor 2012.

"Ky ėshtė vetėm fundi i njė cikli dhe fillimi i njė tė riu. Ėshtė njėjtė si 31 dhjetori, kalendari nuk pėrfundon, por fillon viti i ri me kalendar tė ri nga 1 janari", deklaroi Don Jomas, udhėheqėsi i programit tė NASA-s pėr hulumtimin e objekteve kozmike, tė cilat janė afėr Tokės, njofton MIA.

Sipas historisė, sė publikuar nė Internet, planeti i madh Niburu po afrohet drejt Tokės dhe ai do tė jetė shkaku pėr apokalipsin.

"Nėse kjo me tė vėrtetė do tė ishte kėshtu, ne qė para shumė kohėsh do ta shihnim atė planet, nėse nė njėfarė mėnyre do tė ishte i fshehur do ta ndjenim ndikimin e tij mbi planetėt e tjera. Mijėra astronomė, tė cilėt vazhdimisht e vėzhgojnė qiellin asnjėherė nuk e kanė parė atė planet", theksoi Jomans.


Shtuar më 21/12/2012, ora 14:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Djegia e flamurit shqiptar nė derbin e Beogradit mes Partizanit dhe Crvena Zvezdės. 18 tetor 2014

Djegia e flamurit shqiptar nė derbin e Beogradit mes Partizanit dhe Crvena Zvezdės. 18 tetor 2014