2020">
2020 i vështirë është ngritur në "piedestalin" e viteve më të nxehta në historinë e regjistrimeve, sipas agjencisë
hapësinore amerikane.
Kriza e klimës la gjurmët e saj në vitin
2020">
2020 me rritjen e temperaturave, uragane të fuqishëm dhe zjarre të një shkalle të lartë.
Temperatura
mesatare globale e tokës dhe e detit në vitin
2020">
2020 ishte më e larta e regjistruar ndonjëherë, njofoti NASA ditën e djeshme, duke theksuar, se ndryshimi me vitin
2016">
2016 është margjinal.
" Kjo do të thotë që dy vitet në thelb kanë barazuar pozicionin e vitit më të ngrohtë të regjistruar, " tha agjencia
hapësinore në një deklaratë.
Vlen të përmendet se, për shkak të metodave pak më të ndryshme të përdorura, Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA (NOAA) njoftoi se
2020">
2020 ishte pak më e freskët se
2016">
2016.
Shkencëtarët thanë se temperaturat
mesatare do të vazhdojnë të rriten për shkak të sasisë së madhe të gazrave serë që po nxjerrim në atmosferë.
"Ne jemi drejt një rritje katastrofike të temperaturës prej 3-5C këtë shekull," paralajmëroi António Guterres, sekretari i përgjithshëm i KB. “Bërja e paqes me natyrën është detyra përcaktuese e shekullit 21. Duhet të jetë përparësia kryesore për të gjithë, kudo. ”
Shtuar më 17/01/2021,
ora 16:46