Në qoftë se postoni në Facebook në këtë shtet dënoheni deri në 5 vjet
Gjendja emergjente e deklaruar gjatë javës së kaluar në Etiopi është bërë edhe më mizore gjatë kalimit të ditëve.

Nën këtë gjendje të re të shtetit, postimi në Facebook përbën shkelje të ligjit, ka deklaruar qeveria etiopiane gjatë kësaj fundjave.

Po ashtu, shikimi i rrjeteve telivizive si Oromia Media Network dhe televizionin dhe radion satelite etiopiane të financuara nga diaspora e vendit që është përkrahëse e protestave po ashtu dënohet me ligj dhe është ilegale.

“Ushtria do të ndërmarrë masa ndaj atyre që postojnë në mediat sociale” ka deklaruar ministri i mbrojtjes, Siraj Fegessa. Ata që i thyejnë ligjet e gjendjes emergjente të Etiopisë mund të futen në burg në afat prej tri deri në pesë vjet.

Pas një jave të protestave intensive që kanë dëmtuar ndërtesat qeveritare dhe bizneset e ndryshme, kryeministri etiopian Hailemariam Desalegn ka deklaruar gjendjen emergjente më 9 tetor që do të vazhdojë për gjashtë muajt e ardhshëm. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2016, ora 23:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori