Në gusht të 2017-ës dielli do të “fiket”, përgatituni sepse do jetë spektakolare!

Mos thoni që nuk u paralajmëruat: “21 gushti mund të jetë dita që është kërkuar më së shumti për pushim në historinë e njerëzimit,” shkruan Michael Bakich në revistën Discover, por në vitin 2017 mund të ndodhë ndryshe.

Pse? Sepse në atë datë, për herë të parë në 99 vjet –do mund të shihet një eklips total i diellit.

Bakich shkruan se eklipsi do të mund të duket më së miri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe miliona amerikanë do të shijojnë një spektakël të papërshkrueshëm e të paharrueshëm.

Dielli do të zhduket për rreth 2 minuta e gjysmë rreth orës 10:15 të paradites sipas orës lokale.

Fenomeni do të lëvizë më në drejtim të lindjes duke i dhënë fund një orë e gjysmë më vonë në Karolinën e Jugut.

Hera e fundit që u regjistrua një eklips i plotë i diellit ishte më 8 qershor 1918, dhe ngjarja ishte në faqet e para të të gjitha gazetave të kohës në mbarë vendin. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2016, ora 19:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori