Mund të quhet edhe festa e shqiptarëve: Sot, Dita Ndërkombëtare e Kafesë
E gjithë bota sot feston Ditën Ndërkombëtare të Kafesë. Duket si shaka, por jo nuk është e tillë.

Festimi i kësaj dite nisi në vitin 2015 në Milano dhe tashmë çdo datë 1 tetor në vende të ndryshme të botës organizohen aktivitete të ndryshme në lidhje me kafenë, raporton Albeu.com.

Në mjaft panaire dhe festivale ofrohen kualitete të ndryshme kafeje të shoqëruara me shije të ndryshme për shkak të përberësve që i hidhen.

E duke ditur se shqiptarët pjesën më të madhe të kohës së lirë e kalojnë në kafe, mund të thuhet se duhet marrë në konsideratë fakti që edhe këtu të organizohen aktivitete në nder ta kafesë, si pija kombëtare e jona mbi të cilën qajmë hallet, bëjmë thashetheme, por edhe flasim për biznes e firmosim kontrata. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2019, ora 12:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori