Mësuesi kapet duke dhunuar brutalisht të miturin (VIDEO)
Mësuesi i një shkolle fillore në Uttar Pradesh të Indisë, ka rrahur brutalisht një nxënës, që nuk kishte kryer si duhet detyrat e shtëpisë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar mësimdhënësin e paemëruar, teksa qëllonte me grushte dhe e rrëzonte në dysheme fëmijën që besohet të jetë dhjetëvjeçar.

Pasi ngrihet në këmbë, nxënësi qëllohet disa herë me shpullafaqe, teksa shokët e klasës shikojnë të tmerruar.

Rasti që ka ndodhur në këtë paralele të klasës së shtatë, është duke u hetuar nga Policia dhe mësuesi me sjelljet agresive pritet të dalë para drejtësisë. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2016, ora 23:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori