OBSH parashikon “cunam” të rasteve me variantin Omicron

Shpërthimi i njëkohshëm i varianteve Delta dhe Omicron të koronavirusit po shkakton një “cunam të rasteve”, tha sot drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Delta dhe Omicron janë aktualisht kërcënime binjake që po çojnë rastet në shifra rekord, duke shkaktuar rritje dramatike të shtrimeve në spital dhe vdekjeve,” tha ai duke theksuar se OBSH po bën fushatë që çdo vend të arrijë objektivin e 70% të mbulimit të vaksinimit deri në mesin e vitit 2022, gjë që mund të ndihmojë në përfundimin e fazës akute të pandemisë.

Viti i Ri do të shënojë përvjetorin e dytë që kur Kina paralajmëroi OBSH-në për 27 raste të “pneumonisë virale” me origjinë të panjohur në qytetin e Wuhan.

Më shumë se 281 milionë njerëz janë infektuar me koronavirusin e ri në mbarë botën dhe më shumë se 5 milionë kanë vdekur, sipas agjencisë së lajmeve Reuters./albeu.com


Shtuar 29.12.2021 18:39

Tags: ,