Mrekulli e vërtetë, djali bie nga kati i dytë drejt e në koshin e motoçikletës (VIDEO)
Duket se ata që kanë dyshime për mrekullitë, duhet të shohin edhe njëherë këtë video.

Një djalë 3-vjeç nga India po luante i vetmuar në tarracën e apartamentit kur ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë.

Por pikërisht në atë moment në rrugë po kalonte një burrë me një triçikël mbi të cilën vogëlushi përfundoi – në ulëse.

I habitur me atë çfarë pa, burri së bashku me babanë e djalit të vogël menjëherë iu afruan për ta parë nëse është gjallë.

Për fat të mirë, vogëlushi shpëtoi pa as më të voglin lëndim, kurse familja e tij ka falënderuar shoferin e triçiklit.
Shtuar më 21/10/2019, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori