Motoçikleta më e rrallë, qëndroi 40 vite në mur (VIDEO)
Një motoçikletë tërësisht e paprekur 100-vjeçare, e quajtur Traub, është gjetur brenda një muri.

Sipas pronarit motoçikletë ende është në gjendje pune dhe është një model i veçantë, përcjell albinfo.ch.

Ekspertët thonë se nuk ka një motoçikletë tjetër Traub. Ndërsa shumë koleksionistë u habitën pse kaloi 40 vjet e fshehur brenda një muri.

Traub u gjet në vitin 1967 nga një hidraulik që po bënte renovimin e një ndërtese apartamentesh jashtë Çikagos. Ai shkatërroi murin me tulla dhe gjeti atë që do të provonte të ishte një mister i habitshëm.

Pronari i moshuar i ndërtesës pranoi se djali i tij e kishte vjedhur motoçikletën përpara se të shkonte në Luftën e Parë Botërore, dhe nuk u kthye më kurrë prej andej. /albeu.com/

Shtuar më 29/04/2019, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori