Moti i "çmendur", sinoptikanët japin numrin e vetëtimave
Pëlqej
Sinoptikanët janë shprehur së kapriçot e motit mbrëmjen e djeshme mund të quhen edhe si një stuhi tropikale.

Gjithashtu ata kanë thënë se nga ky mot i keq nuk është përfshirë vetëm Shqipëria por edhe shumë vende të tjera të rajonit.

Nga të dhënat e mbledhura të stacionit që monitorojnë vetëtimat është bërë me dijë se stuhia që pushtoi Shqipërinë dhë vendet fqinjë në rrethin kohorë të 8-të orëve janë numëruar së paku 25 mijë goditje vetëtimash.

Këtë e vërtetojnë më së miri edhe videot e publikuara në rrjet nga qytetarë të shumtë në Tiranë.

Sinoptikanët shtuan se kanë mjaftuar vetëm 60 minuta për të rregjistruar rreth 62.6mm shi, sasi kjo e barabartë me reshjet mujore në Tiranë.

Gjithashtu temperaturat kanë pasur një thyerje të thellë prej 10.2 gradë celcius në harkun kohorë të një ore. /albeu.com/
Shtuar më 23/06/2018, ora 19:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori