Mos u digjni më, ruani veten nga dielli i verës me këto këshilla
Pëlqej
Vera erdhi dhe kjo është pikërisht periudha në të cilën rrezet e diellit të godasin pa të lënë t’i vësh re. Nëse ke lëkurë të bardhë si qumësht dhe vuan skuqjen e tmerrshme apo njollat që shkaktohen nga djegja, mos u shqetëso.

Ne po të bëjmë një guidë me anë të së cilës do t’ja dalësh mbanë të shpëtosh pa pësuar asgjë.

Si fillim duhet të bësh patjetër pjesë të ushqyerjes së përditshme sasinë e vitaminës D.

Kjo lloj vitamine gjendet kryesisht tek produktet me origjinë shtazore. Mos ja kurse vetes mishin, peshkun, djathin qumështin dhe asgjë tjetër që ka origjinë shtazore.

Vitamina D ndihmon trupin në përthithjen e mirë të rrezeve të diellit.

Më pas mos harro të përdorësh gjithmonë një krem me spf. Edhe nëse nuk ke ekspozuar shumë lëkurë e mira është që ta mbrosh veten me një krem të tillë.

Së fundmi fillo pak nga pak t’i hapesh diellit. Përpiqu të mos luash rolin e urithit i cili qëndron nën tokë. Pak diell nuk ka vrarë asnjëherë askënd!
Shtuar më 16/07/2018, ora 23:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori