Mos rrezikoni! Fëmijët autik, faktor kryesor periudha kohore nga lindja në lindje
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Një studim i fundit i rekomandon prindërit të kenë kujdes në periudhën mes lindjeve për shkakun se ky është një faktor rreziku që fëmijët të lindin me autizëm.

Sipas studiuesve një periudhë e gjatë kohore ose një periudhë shumë e shkurtër mund të bëjë që fëmija juaj të vuajë nga kjo sindromë e pashërueshme.

Shkencëtarët sugjerojnë se një periudhë “pritje” dy deri në pesë vjet për të lindur një fëmijë është e lidhur me një rrezik të pakësuar të autizmit.

Shumica e aftësive të kufizuara neurozhvilluese mendohet të vijnë nga një sërë faktorësh përfshirë këtu gjenetikën, mjedisin, shëndetin e prindërve dhe sjelljen e tyre gjatë shtatzanisë, komlikacionet gjatë lindjes etj.

Duke qënë se kësaj sëmundje akoma nuk i është gjendur shkaku specifik, në vitin 2005 Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar kryerjen e studimeve që shqyrtojnë ndikimin e lindjes në zhvillimin psikologjik dhe neurologjik tek fëmijët. Ky studim, i publikuar në revistën “Pediatrics” bëri një rishikim sistematik të më shumë se 1.1 milion shtatëzanive.

Shkencëtarët nga Universiteti Valle Cali, në Kolumbi zbuluan se periudhat e shkurtra midis shtatëzanive lidheshin ngushtë me çrregullimin autik.

Shkencëtarët shtuan gjithashtu se intervalet e shkurtra kohore të shtatëzanive lidhen me një rritje të rrezikut të vonesës së zhvillimit të fëmijës. Megjithëse akoma nuk është gjendur shkaku kryesor i këtij fenomeni, mendohet se acidi folik i nënës shteron pas shtatëzanisë dhe duhet pritur një periudhë relativisht e gjatë kohore, rreth 2 vjet për të restauruar folatet në mënyrë të plotë tek femra./albeu.com/

Shtuar më 11/01/2017, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori