Një monedhë ari, gati 800-vjeçare, e cila tregon
portretin e parë “të vërtetë” të një mbreti anglez, është shitur për gati gjysmë milioni
paund.
Monedha me
portretin e
Henry III vlerësohet të jetë e vitit të largët 1257.
Ajo u
shit në ankand në Teksas. 17 oferta u bënë për monedhën, e cila në fund u
shit për 526 mijë
paund.
Monedha të ngjashme mendohet të jenë 7, katër prej të cilave janë në muze.
Henry mori fronin në moshën 9 vjeç, pas vdekjes së babait të tij, mbretit John dhe mbretërori nga viti 1216 deri në vitin 1272.
Shtuar më 24/01/2021,
ora 16:22