Momenti shokues kur kamioni depërton mes për mes autobusin, 60- vjeçari shpëton mrekullisht (VIDEO)
Një
video shokuese tregon momentin kur pasagjerët e një autobusi panë se si një kamion çau mes për mes automjetin me të cilin ata po udhëtonin.
Më shumë se të tjerët, një udhëtar 60 vjeçar i shpëtoi vdekjes
mrekullisht.
Herbert Barry, 60, vjeç ishte i ulur me kurriz në sedilje, kur mjeti me shpejtësi të madhe u fut mes për mes autobusit duke e përplasur atë në anën tjetër.
Fatmirësisht udhëtari u tregua i
shkathët, ai ia
hodhi me një këmbë të thyer dhe
dëmtime të tjera trupore.
Shoferi i kamionçinës shtypi gazin në vend të frenave, duke shkaktuar këtë aksident.
Numri i të plagosurve nga aksidenti ishte tetë, por asnjë me
dëmtime serioze për jetën. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2017,
ora 16:53