Se kisha menduar kurrë fustanin e nusërisë! 5 minutat që panikosën Anila Bashën

Anila Basha, ndër imazhet më të njohura të shtypit të shkruar print dhe atij online, ishte sot e ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ku rrëfeu për jetën e saj profesionale dhe personale.

Pasi solli në jetë djalin e saj Aristotel, jeta e Anilës ka ndryshuar katërcipërisht. Një person shumë i ngarkuar në jetën profesionale, shpreh se gjëja më e rëndësishme tashmë është të kthehet herët në shtëpi pas punës që të qëndrojë me të voglin e saj.

“Kishte ditëlindjen tani në 8 Prill dhe ishim në një hotel në Pogradec me të gjithë familjen në hollin e hotelit. Në një moment na iku nga sytë, mori ashensorin dhe kishte shtypur -1shin. Ne mbetëm u hutuam ku është çuni. Instikti i parë unë dola në rrugë për të parë mos kishte ndodhur diçka, motra, mami dhe vëllai e humbën, unë e mbajta veten. U futa në restorant, minutat iknin dhe fillova të kontrolloja poshtë tavolinave. Ai qau dhe mu duk e qara nga poshtë. Instikti i nënës më tha shko poshtë në ashensor. E mora, po qante. Unë nuk reagova fare në ato minuta, por 10 minuta më vonë shpërtheva në të qarë.” – shprehu Anila për 5 minutat më të frikshme, siç i quan edhe ajo, të jetës së saj.

Anila tregoi se ishte dëshira e saj për të sjellë në jetë djalin më 8 Prill, duke thënë me shaka se i thoshte doktorit se me datë 7 ishte e papranueshme se ajo është data e pushtimit të Shqipërisë.

“Unë i kam bërë të gjitha ç’kam dashur në jetë. Unë nuk e kisha imagjinuar veten nuse me fustan të bardhë, erdhi jeta ndoshta kështu si erdhi. Por një nënë që do i jepte gji fëmijes së saj e kisha imagjinuar dhe kjo më erdhi.” – rrëfeu Basha.


Shtuar 5.05.2022 19:43