Momenti i shembjes së tre kullave gjigante që lanë pa energji 40 mijë shtëpi (VIDEO)
Prishja e tre ‘kullave të vdekjes’ – ku katër punëtorë u vranë tre vjet më parë – la 40,000 shtëpi pa energji herët në mëngjes, pasi një shtyllë elektrike u përfshi nga zjarri duke shkaktuar shkëndija që ranë si shi mbi spektatorët.

Shtëpitë rreth Didcot, Oxfordshire, u nxinë kur eksplozivët që ishin menduar të shkatërrojnë tre kullat e ftohjes, shkaktuan edhe shpërthimin e një nënstacioni energjie.

Valët e goditjes u dërguan nëpër kullat e larta 375 metra, duke bërë që ato të shembeshin në një re të mbeturinave menjëherë pas lindjes së diellit sot. Një gjurmues në internet tregoi më shumë se 2.700 kode postare u prekën nga ndërprerja e energjisë nga momenti kur ato ranë.
Shtuar më 18/08/2019, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori