Momenti fatal kur makina fluturon në ajër një burrë me një këmbë (VIDEO)
Ky momenti kur një njeri me një këmbë artificiale përplaset fatalisht nga një shofer makine.

Pamjet tregojnë momentin kur një 42 vjeçar që po ecën në rrugë zhduket nga ekrani pasi përplaset nga një automjet tip Toyota Aristo.

Incidenti tronditëse ka ndodhur në Astana, kryeqyteti i Kazakistanit. Njeriu me një këmbë artificiale po ecte në rrugë për shkak se në trotuar po punohej dhe kalimtarët nuk mund të ecnin.

42-vjeçari, me sa duket nuk e vëren makinën që po vjen dhe as kalimtarët e tjetër, megjithëse të gjithë u tmerruan më pas kur burri fluturoi nën rrotat e makinës.

Një çiklist që po kalonte shumë pranë ishte me fat pasi nuk u prek nga rrotat e makinës.

Burri që ra pre e aksidentit fatal u shoqërua për në spital por nuk u rezistoi dot plagëve të rënda të marra nga përplasja. Shoferi 29 vjeçar u dërgua gjithashtu në spital ku mori një kontroll mjekësor pa rrezik për jetën. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2016, ora 17:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori