Mogli i jetës reale, njihuni me djalin që jeton me kafshët dhe ushqehet me bar (VIDEO)
Mogli është një ndër filmat vizatimor më të pëlqyer, teksa vë në pah një djalë i cili ka dëshirë që të qëndrojë midis këlyshëve ujqër dhe pranë Mama Ujkonjës. Djali tek filmi i animuar, ka edhe një sozi në jetën reale.

Bëhet fjalë për një djalë i cili quhet Ellie. Ky i fundit njihet si “Mogli” pasi jeton si kafshët dhe kërkon ushqime që konsumojnë kafshët. Ellie nuk mund të artikulojë fjalë, ndërsa preferon të kërkojë në pyll për banane dhe fruta.

Nëna e djaloshit tregon se e ndjek të birin me litar në dorë nëpër pyje dhe se fëmija i saj i refuzon ushqimet e përgatitura nga ajo, teksa konsumon më shumë bar.

Nëna e djaloshit shprehet se:Atij nuk i pëlqen ushqimi. preferon të hajë banane, nuk është i mësuar dhe nuk ka profesion. Gjithçka pëlqen të bëjë është të vrapojë, kur ai shikon njerëz ai vrapon prej tyre. Sa herë që ai nis të vrapojë unë vrapoj pas tij, dhe e ndaloj me një lak që kam krijuar. Në një javë ne kemi përshkuar nganjëherë 230 kilometra. Nëse unë nuk e ndjek ai nuk vjen fare në shtëpi.


Ndërkohë Ellie është shfaqur edhe në një dokumentar të rrjetit Afrimax TV. Aty shihet se i gjithë fshati tenton ta ,mbajë larg djalin pasi e konsiderojnë si kafshë e egër duke u quajtur majmun, prej mënyrës së tij të jetesës.

Shtuar më 27/11/2020, ora 12:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori