Will Smith dhe Jada Pinkett po shkojnë drejt divorcit? Ja detaji që ngriti dyshime

Padyshim që secili nga ne e mban mend incidentin e ndodhur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar” mes Will Smith dhe Chris Rock.

Ky i fundit bëri shaka me qethjen e kokës së Pinket Smith, e cila në fakt nuk po ndiqte modën por ishte e sëmurë.

Kjo ngjarje u përfol gjatë në portale të ndryshme të mediave rozë dhe disa prej fansave të aktorit e kanë dënuar sjelljen e tij ndërsa të tjerë kanë shprehur mbështetje të hapur ndaj ndodhisë në fjalë, si shembull ideal se si një burrë mund ta mbrojë bashkëshorten e tij.

Por, si paraqitet raporti mes Will Smith dhe Jada Pinket pas kësaj ngjarjeje?

Sipas një burimi, duket se martesa e tyre tashmë po shkon drejt divorcit dhe pas skandalit në ‘Oscar’ dyshja nuk flasin më me njëri-tjetrin pas incidentit.

Ishte revista ‘Heat’ ajo që raportoi se:’Skandali i Oscar bëri që tensionet e tyre të rriten vazhdimisht e ndonëse kanë pasur probleme prej disa kohësh tanimë ata mezi po flasin.

“Nëse ata do të ndaheshin, Will ka një pasuri prej 350 milionë dollarësh që Jada do të kishte të drejtën e gjysmës së tyre sipas ligjit të Kalifornisë”.